Psikologia Nereida Llaha thotë se një person nuk e shfaq gjithmonë presidpozitën që mund të kryejë ngjarje kriminale, duke iu referuar autorit i cili qëlloi me armë në eventin ku ndodhej presidenti amerikan, Donald Trump.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Llaha u shpreh se sjellja njerëzore nuk parashikohet.
“Ndonjëherë retorikat e dhunshme shkojnë paralelisht me qeverisjen. Retorika e dhunshme, sa i përket jetës së përditshme, zhvillimit të shoqërive dhe retorika e dhunshme sa i përket formave të qeverisjes, lidershipit dhe kështu me radhë. Dëmi apo pasoja që mund të kemi, retorika e dhunshme mund të jetë e kufizuar te personi, por në momentin që artikulohet përmes komunikimit dhe agresionit verbal dhe shoqërohet me sjellje që kalojnë në devijanca të gjera, këtu nuk mund ta marrim të izoluar faktin që ishte një person që nuk linte hapësira për të menduar një predispozitë për të zhvilluar sjellje kriminale. Gjithë qasja e opinionit dhe mediave është etiketimi dhe vënia në këtë lupën që patjetër duhet të ketë një problematike të caktuar.
Në përditëshmëri, edhe në instanca të larta të qeverisjes, ne shohim potencial të mirëfilltë, nuk ka fushë të prekur të komunikimit. Ky personi mund të jetë ose e ka të zhvilluar psikopatinë, ndonjëherë nuk duhet të na gënjejë pjesa që ky skaneri i rrobave, i valixheve, kalon gjëja shumë më përtej. Nuk e parahsikon dot sjelljen njerëzore, mund të ketë inat të akumuluar”, theksoi ai./abcnews.al


