“S’janë refugjatë se kanë telefona inteligjentë”, prezantuesja kritikon telefonuesin pasi përmendi shqiptarët: Pse i ke takuar të gjithë ti?

schedule22:49 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 22:49 - 9 Dhjetor, 2022

Çështja e emigrantëve është kthyer në një ndër temat më të diskutuara në Britani. Kjo për shkak se shifrat tregojnë se më shumë se 40 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit. Nga ky numër, autoritetet britanike thonë se 12.000 janë shqiptarë që kanë kaluar me varka të vogla.

Së fundmi, kjo temë është diskutuar dhe në një emision radiofonik në Britani. Një telefonues, i quajtur Keith, këmbënguli se ata që kalojnë kanalin me varka të vogla nuk janë “refugjatë të zakonshëm” por “refugjatë ekonomikë”. “I sheh të gjithë djemtë shqiptarë që vijnë – ata kanë telefona inteligjentë!”, tha Keith.

Prezantuesja Shelagh Fogarty ndërhyri duke thënë: “A i ke takuar të gjithë Keith? E di që janë të gjithë njësoj apo jo?“Ne duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se ky vend nuk mund të përballojë të vazhdojë të shpenzojë këtë shumë parash për t’u kujdesur për ta”, u përgjigj Keith.

Shelagh më pas iu referua vendimit të Sekretares së Brendshme Suella Braverman për të dërguar 63 milionë paund në vit në Francë në vit, 8 milionë paund më shumë, në një përpjekje për të ndaluar migrantët që kalojnë Kanalin. “Imagjinoni sikur ta përdornim atë në mënyrë më konstruktive?” pyeti Shelagh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!