“S’janë për Realin, Raul dhe Casillas dy mashtrimet e mëdha”, Perez del zbuluar

schedule12:15 - 13 Korrik, 2021

schedule 12:15 - 13 Korrik, 2021

Një “bombë e paaktivizuar” që nga viti 2006 ka plasur sot dhe ka bërë bujë të madhe në Spanjë. El Confidencial ka zbardhur disa audio te regjistruara në atë vit, ku flet presidenti aktual, Florentino Perez, i cili në atë periudhë nuk ishte në krye të klubit, pasi ishte dorëhequr.

“Casillas nuk është portier për Real Madrid, çfarë t’ju them. Nuk është. Nuk ka qenë kurrë. Është dështimi më i madh që kemi pasur. Ajo që ndodh është se tifozët dhe jo vetëm ,e adhurojnë atë.

E mbrojnë kaq shumë. Ky është një nga mashtrimet më të mëdha dhe Raul. Ata janë dy mashtrimet më të mëdha të Real Madrid. Raul i pari dhe Iker Casillas i dyti”, shprehet Perez.

I njëjti burim shton gjithashtu se në audio Florentino Perez kur shprehet se ‘lojtarët janë egoistë dhe nuk mund t’u besosh aspak atyre’. Fjalët që i referohen Raul dhe Casillas janë përfshirë gjithashtu në librin ‘Asalto al Real Madrid’, nga Jose Antonio Abellan.

Përveç kësaj, sipas ‘El Confidencial’, Florentino është veçanërisht mizor me Raul, shënuesin e dytë më të mirë të klubit dhe lojtarin, që ka veshur më shumë fanellën e bardhë. Ai e akuzon atë për ‘shkatërrimin’ e Real Madridit dhe e fajëson si një nga arsyet pse ai dha dorëheqjen nga presidenca në 2006. “Raul mendon se Real Madrid është pronë e tij”, shton Perez në audiot e regjistruara,

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!