Situatë kritike pas reshjeve të shiut në Gjirokastër, inertet “mësyjnë” në rrugët e qytetit

schedule19:48 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 19:48 - 10 Dhjetor, 2022

Inertet kanë mësyrë në rrugët e brendshme të Gjirokastrës dukebërë që situata të jetë kritike në qytet.

Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme me përmbytjet.

Unaza e qytetit që lidh pjesën veriore me lagjen Gërhot është “e pushtuar” nga rrjedha e inerteve që vijnë me furi nga lartësitë e pjesës kodrinore me zhavorr pranë përroit të Çullos.

Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave po ndërhyn në terren përmes mjeteve të rënda për të pastruar zhavorrin që ka sjellë bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë pjesë të qytetit.

Ndërsa fadromat po punojnë me intensitet për evadimin e zhavorrit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!