Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë kritike në Itali, betejë me zjarret në Kalabri dhe Siçili

schedule18:55 - 12 Gusht, 2021

schedule 18:55 - 12 Gusht, 2021

Kalabria dhe Siçilia vazhdojnë të digjen, pasi dhjetëra vatra zjarri janë ende aktive, nxitur nga temperaturat përvëluese.

Në 24 orët e fundit, zjarrfikësit kanë kryer 528 ndërhyrje në përpjekje për të shuar flakët në dy rajonet dhe tre helikopterë po mbërrijnë nga Franca, të angazhuar ditët e fundit në Greqi.

Në Kalabri flakët po shkatërrojnë zonat Reggino, Catanzarese dhe Cosentino. Situata më serioze paraqitet midis Cimuni di San Luca, Cardeto, Roghudi, Roccaforte del Greco, Mammola, Gioiosa Jonica, Grotteria, San Giovanni di Gerace, Caulonia dhe Cittanova.

Disa qendra janë evakuuar dhe disa shtëpi rurale janë shkatërruar nga flakët. Presidenti i Rajonit Nino Spirlì foli për 59 zjarre ende aktivë dhe 70 ekipe shpëtimi që po punojnë në zonë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!