Situatë kaotike në Venezuelë, të paktën 40 viktima në një javë

schedule17:43 - 29 Janar, 2019

schedule 17:43 - 29 Janar, 2019

Vijon situatë kaotike në Venezuelë, ku të mërkurën pritet të mbahet një nga protestat e mëdha, të paralajmëruara nga presidenti i vetëshpallur Guaido. Ndërkohë Moska ka dënuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj vendit amerikanolatin.

Përplasjet e dhunshme mes agjentëve të policisë dhe protestuesve kanë shkaktuar të paktën 40 viktima brenda një jave në Venezuelë. 26 prej tyre kanë mbetur të vrarë si pasojë e dhunës së policsë ndërsa pjesa tjetër u vranë si pasojë e plackitjeve në banesat e tyre. Shifrat u konfirmuan nfga Rupert Kolvil, zëdhënësi I komisionit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Më shumë se 850 persona janë arrestuar ditët e fundit, 696 prej tyre vetëm në 23 janar. Këtë ditë ndërsa mijëra portestues manifestonin kundër presidentit Nikolas Maduro, Huan Guaido vetëshpallje president i vendit, më synimin për të krijuar një qeveri tranzicioni dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.

Nga ana tjetër Kremlini denoncoi si të paligjshme sanksionet e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, duke e akuzuar Uashingtonin se po ndërhyn për të mbrojtur interesat e tij në vend.

Zëdhënësi I Kremlinit Dimitri Peskov akuzoi Shtetet e bashkuara të amerikës se po bënte konkurrencë të pandershme dhe po ndërhynte hapur në një vend me një qeveri legjitime. Por Peskov theksoi se Moska do të mbrojë interesat ruse në kuadër të së drejtës ndërkombëtare duke përdorur cdo mjet. Kjo pasi Rusia ka investuar miliarda dollarë në naftë dhe armë në Venezuelë.

Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi se Moska do të bisedonte  me anëtarët e tjerë përgjegjës të komunitetit ndërkombëtar për të bërë çdo gjë në fuqinë e saj, për të mbështeture qeverinë legjitime të Presidentit Maduro “. Shtetet e Bashkuara. Ndërsa për sanksionet amerikane ai tha se ato minonin seriozisht gjurmët e fundit të besimit në sistemin monetar dhe financiar ndërkombëtar, bazuar në përparësinë e dollarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!