Situatë kaotike në Peru, presidenti shpërndan parlamentin pasi u vendos shkarkimi i tij

schedule16:41 - 1 Tetor, 2019

schedule 16:41 - 1 Tetor, 2019

Gjykata Kushtetuese bëhet mollë sherri edhe në Peru. Presidenti i vendit ka shpërndarë Parlamentin pas vendimit për ta shkarkuar. Tashmë nuk kuptohet se cila palë duhet të largohet nga drejtimi i vendit në Peru.

Krizë e thellë politike në Peru e cila e ka zanafillën nga një skandal korrupsioni i shpërthyer disa vite më parë në rastin “Odebrekt” shoqëria më e madhe e ndërtimit në Amerikën latine.

Aktualisht presidenti i Perusë ka shpërndarë parlamentin, dhe shpalli zgjedhje të parakohshme.

Parlamenti nga ana e tij e cilësoi anti kushtetues këtë veprim të kreut të shtetit dhe e pezulloi nga posti duke e zëvendësuar me zv/presidenten.

Problem është se aktualisht nuk kuptohet se kush ka qëndruar në vendin e tij dhe kush jo, kush komandon dhe kush është shtypur nga pushteti.

Situata u tensionua pak ditë më parë kur presidenti i Perusë Martin Vizkarra, deklaroi se do të kërkonte mocion votëbesimi për një ligj të ri i cili ndryshonte mënyrën e zgjehdjes së gjykatësve në gjykatën kushtetuese të vendit.

Sipas tij sistemi aktual nuk ishte transparent mjaftueshëm dhe nuk garanton ndarjen e pushteteve të sipas kushtetutës.

Nga ana tjetër qeveria akuzonte opozitën se po përpiqej të manipulonte zgjehdjen e gjykatësve në mënyrë që të kontrollonte më mirë hetimet për skandalin Odebrekt.

Data e zgjedhur nga presidenti i Perusë për zgjedhje të parakohshme është 26 janari i 2020-ës.

Por pak sekonda para deklaratës së presidentin parlamenti në fund miratoi ligjin për emërimin e gjykatësve të gjykatës kushtetuese.

Politikanë të ndryshëm e cilësuan si grusht shteti vendimin e presidentit ndërsa ky i fundit u shpreh se parlamenti nuk i kishte lënë rrugëzgjidhje tjetër.

Mbrëmjen e së hënës në shumë qytete të vendit ka pasur manifestime në mbështetje të presidentit.

Dhe përgjegjësit e forcave të armatosura u mblodhën në presidencë duke garantuar mbështetjen e plotë për rendin kushtetues dhe presidentin e vendit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!