Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë e rënduar tek Infektivi, 8 autoambulanca në pritje. Familjarët në ankth presin përgjigje

schedule12:32 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:32 - 16 Shkurt, 2021

Tetë autoambulanca presin prej një ore në oborrin e spitalit Infektiv me pacientë të infektuar ose të dyshuar si të prekur nga COVID.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se kjo situatë ka shfaqur ankth te familjarët e pacientëve në pritje të cilët nuk ka marrë ende një përgjigje se çfarë do bëhet me të afërmit e tyre.

Infektivi i ka ezauruar tashmë kapacitetet e tij dhe tashmë e vetmja mënyrë për të pranuar pacientë të rinj është nëse ndërron jetë apo shërohet ndonjë pacient i shtruar.

Ndërkohë edhe tek Sanatoriumi prej ditës së djeshme paraqitet e njëjta situatë. Plotësimi i kapaciteteve në katër spitalet COVID ka detyruar autoritetet të aktivizojnë spitalet rajonale, fillimisht në Durrës dhe Shkodër./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!