Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë e rëndë në Maqedoninë e Veriut, 27 të vdekur dhe mbi 1 mijë viktima nga Covid

schedule22:39 - 26 Gusht, 2021

schedule 22:39 - 26 Gusht, 2021

Situata e pandemisë në Maqedoninë e Veriut është kritike. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 1.082 raste të reja me koronavirus nga 5.982 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 492 pacientë dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur shtatë janë nga Shkupi, gjashtë nga Tetova, pesë nga Gostivari, tre nga Kërçova dhe nga një në Kumanovë, Prilep, Ohër, Shtip, Strumicë dhe Makedonski Brod.

Ndryshe që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni gjithsej janë diagnostifikuar 172.657 pacientë, ndërsa prej tyre 153.640 janë shëruar dhe 5.782 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.235.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!