Situatë e rëndë në Brazil, shkon në 500 mijë numri i të vdekurve nga Covid

schedule16:57 - 20 Qershor, 2021

schedule 16:57 - 20 Qershor, 2021

Numri i vdekjeve si pasojë e Covid-19 ka kaluar 500,000 në Brazil, duke u bërë vendi i dytë me numrin më të lartë të botë. Ekspertët thonë se shpërthimi mund të përkeqësohet pasi vaksinimi është i ngadaltë.

Virusi vazhdon të përhapet ndërsa Presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi shoqëror.

Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është kritike. Vetëm 15% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar.

Presidenti Bolsonaro është kritikuar ashpër për mos zbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave të mbajtjes së maskave, të cilat ka kërkuar t’i lirojë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!