Situatë alarmante në Zaporizhia/ 1700 civilë evakuohen nga zonat përreth centralit bërthamor

schedule09:15 - 8 Maj, 2023

schedule 09:15 - 8 Maj, 2023

Gjithsej 1,679 civilë, duke përfshirë 660 fëmijë, janë evakuuar nga zonat përreth termocentralit bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Europë/

Të shtunën, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), pjesë e sistemit të OKB-së, paralajmëroi se situata rreth centralit po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme ndërsa autoritetet e vendosura nga Moska në Zaporizhia filluan menjëherë evakuimin e njerëzve.

Ushtria e Ukrainës pritet të nisë së shpejti kundërsulmin e saj të shumëpërfolur për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse, duke përfshirë Zaporizhia.

/abcnews.al