Situata tek “Nënë Tereza”, kontrollorët shqiptarë mund të zëvendësohen me turq

schedule15:16 - 8 Prill, 2021

schedule 15:16 - 8 Prill, 2021

Kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror mund të zëvendësohen me turq, mëson Abcnews.al

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur më herët gjatë ditës së sotme se kontrollorët do të zëvendësoheshin pasi ishin në negociata me vende të BE-së dhe Ballkanit.

Komiteti i Emergjencave Civile dha miratimin për zëvendësimin e tyre dhe kjo shkurton edhe procedurat e zëvendësimit e këtyre punonjësve. Ndërkohë, tre nga kontrollorët që janë cilësuar si organizatorë të krizës, janë arrestuar dhe të shtunën dalin para gjykatës.

Urdhri i ndalimit u zyrtarizua për Armando Fezgën, Flora Ndrecën dhe Muhir Mezinin ndërsa 25 të tjerët u lanë të lirë.  Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kanë rinisur fluturimet jetësore, kurse ato komerciale do të rifillojnë nga e premtja. Pasagjerët e FlyDubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, do të udhëtojnë nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!