Në një intervistë ër Deutsche Welle, Christian Schmidt, raportuesi për Shqipërinë në komisionin e jashtëm në qeverinë gjermane, u shpreh ndër të tjera se dhe qeveria shqiptare ka përgjegjësitë e saj për situatën politike aktuale në vend.
Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri.
“Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ndër të tjera ish-ministri gjerman për Deutsche Welle.
Schmidt është raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për hapjen e negociatave në BE. Ai tha se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar për situatën e sidomos për të parë përfshirjen e opozitës në procedurat parlamentare.
Vendimi i Gjermanisë për hapjen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 Maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 Qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut./abcnews.al