Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur aktualisht një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Takimi i Zaevit dhe Ahmetit vjen pas situatës së fundit të krijuar politike ndërsa VMRO-DPMNE paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare. Ndërkaq, kujtojmë që sot në Kuvend nga opozitarja VMRO-DPMNE u dorëzua edhe iniciativa për mocionin e votëbesimit të qeverisë. /abcnews.al/