Milani vazhdon përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Kuqezinjtë presin Crotonen në “San Siro” (7 shkurt, 15:00). Një sfidë ku nuk lejohen gabimet për të vijuar kryesimin e Serie A.
Simon Kjaer dhe Brahim Diaz i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore ditën e sotme. Përgjigje pozitive për mbrojtësin danez, i cili pësoi një tërheqje muskulore në derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë.

31-vjeçari është rikuperuar dhe do të nisë stërvitjen, i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Lideri i prapavijës kuqezi do të jetë gati për takimin ndaj Crotones, të cilën pritet ta nisë nga stoli.
Ndaj Interit u dëmtuar dhe Brahim Diaz, i cili duhet të presë akoma për t’u rikthyer në fushë. Spanjolli ofensiv ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe pas një jave do të kryejë vizitat e radhës. /abcnews.al

