Situata nga përmbytjet në Lezhë: Rrezik nga rrëshqitjet, disa familje të evakuuara

schedule08:47 - 9 Janar, 2021

schedule 08:47 - 9 Janar, 2021

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në disa zona të vendit. Situata në Lezhë mëngjesin e sotëm paraqitet disi më e qetë.

Gazetari Gjergji Figuri raporton për abncews.al se niveli i lumit Drin është ulur me 40 cm. Po ashtu janë liruar rrugët e bllokuara të Kallmetit dhe Mërqisë.

Nga ana tjetër vijon të jetë e dëmtuar ura e Gjadrit. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuar disa familje. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!