Situata nga gripi, Pipero: Mos përdorni antibiotik, trajton vetëm komplikacionet

schedule18:06 - 13 Janar, 2023

schedule 18:06 - 13 Janar, 2023

Mos përdorni antibiotikë për të trajtuar gripin. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon se ato nuk trajtojnë sëmundjet virale. Mund të përdoren vetëm në rast komplikacionesh dhe me recetë të mjekut.

Infeksionisti apelon për të mos iu drejtuar spitaleve me temperaturën e parë që iu shfaqet ndërkohë që thotë se në 2-3 ditët e para gripi mund të menaxhohet në kushte shtëpie.

Ndonëse gripi po dominon ndaj Covid masat e fillimit të pandemisë sipas mjekut vlejnë për tu mbrojtur dhe prej tij.

Gripi me nëntipet e tij po qarkullon me intensitet në të gjithë vendin dhe po prek ccdo moshë. Në Institutin e Shëndetit Publik javën e fundit u regjistruan rreth 14 mijë të sëmurë me infeksione në rrugët e frymëmarrjes, por mjekët thonë se vala e të prekurve nga gripi nuk kanë arritur ende kulmin.

Kulmi parashikohet në fund të muajit janar dhe në fillim të shkurtit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!