Situata nga Covid, Mali i Zi kufizon lëvizjen, jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

schedule11:56 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:56 - 23 Nëntor, 2020

Mali i Zi për shkak të rritjes së numrit të lartë të rasteve të reja me Covid ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe ka shtuar masat në pikat kufitare.

Së fundmi fundmi në kuadër të masave të shtuara drejtoria e migracionit në Shkodër dhe policia kufitare në hanin e Hotit dhe Murriqan kanë bërë me dije masat kufizuese që duhet të respektohen nga çdo qytetar që kërkon të futet në Malin e Zi.

Sipas këtij vendimi shqiptarët të cilët duan që të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi duhet që të kenë me vete përgjigjen e tamponit.

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke pasur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!