Presidenti Ilir Meta, mblodhi pasditen e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë, ku rreziku i pushtimit rus po rritet dita-ditës.
Mbledhja e nisur në orën 16:00 ka zgjatur rreth 50 minuta. Të pranishëm kanë qenë Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deputetë, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Nasip Naço, zv.ministrja e Jashtme Megi Fino, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë etj.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB. Në vend të kryeministrit ishte zëvendësi i tij Arben Ahmetaj dhe në vend të Xhaçkës, zv./ministrja Megi Fino. /abcnews.al