Situata në Ukrainë, Papa Françesku: Skenar alarmant, politikanët të reflektojnë

schedule11:01 - 23 Shkurt, 2022

schedule 11:01 - 23 Shkurt, 2022

Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij për situatën në Ukrainë,  e cila rrezikohet nga një pushtim rus, ndërsa Vladimir Putin ka shpallur pavarësinë e dy zonave. Skenarët janë gjithnjë edhe më alarmues, tha Papa dhe kërkoi reflektim nga politikanët.

“Dhimbje e madhe në zemër për përkeqësimin e situatës në Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të javëve të fundit, po hapen skenarë gjithnjë e më alarmantë”, deklaroi Ati i Shenjtë.

Ashtu si unë, kaq shumë njerëz në mbarë botën po përjetojnë ankth dhe shqetësim. Edhe një herë, nënvizoi Papa – paqja e të gjithëve kërcënohet nga interesat partiake. Dëshiroj t’u bëj thirrje atyre që kanë përgjegjësi politike të bëjnë një ekzaminim serioz të ndërgjegjes përpara Zotit që është Perëndia i paqes dhe jo i luftës”. “Ati i të gjithëve do që ne të jemi vëllezër, jo armiq“, mbylli mesazhin e tij Ati i Shenjtë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!