Situata në Kaukaz, Nagorno-Karabak raporton sot 59 ushtarë të vrarë

schedule14:58 - 28 Tetor, 2020

schedule 14:58 - 28 Tetor, 2020

Ministria e Mbrojtjes e Nagorno-Karabak tha sot se kishte regjistruar edhe 59 viktima të tjera në mesin e forcave të saj ushtarake, duke e çuar totalin në 1,068 që nga shpërthimi i luftimeve me Azerbajxhanin më 27 shtator.

Konflikti është përshkallëzuar në nivelin më të rëndë që nga viti 1990, kur u vranë rreth 30,000 njerëz.

Përveç kësaj, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, duke cituar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit, katërmbëdhjetë civilë u vranë sot dhe më shumë se 40 u plagosën kur trupat armene bombarduan qytetin Barda në Azerbajxhan.

Ministria armene e Mbrojtjes hodhi poshtë pretendimet e Azerbajxhanit se forcat e tij bombarduan qytetin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!