Situata në Kapshticë, 300 qytetarë të bllokuar presin mëngjesin për të kaluar në Greqi

schedule19:36 - 30 Gusht, 2020

schedule 19:36 - 30 Gusht, 2020

Janë 300 qytetarë të cilët do të duhet ta kalojnë natën jashtë në Kapshticë, për të pritur mëngjesin, për të kaluar në tokën greke.

Siç raporton nga Kapshtica gazetarja Lediona Xheladinaj është plotësuar një kuotë prej 300 personash që pritet të kalojnë ditën e nesërme.

Janë pikërisht këta 300 qytetarë të cilët po presin aktualisht në radhë.

Pesë veta jemi familje, në makinë do flemë. S’kemi lekë të paguajmë hotel. Ne kërkojmë rrugëzgjidhje, të kalojmë sa më shpejt”, shprehet një qytetar, të cilit i duhet të kalojë natën bashkë me fëmijët e tij për të kaluar ditën e nesërme.

LEXO EDHE: Qytetari i bllokuar në Kapshticë: Na lanë në rrugë, nuk e dinë çdo të thotë të punosh në arat e grekut

Siç duket edhe në ditët në vijim do të jetë e njëjta situatë në këtë pikë kufitare, ku pala greke ka përcaktuar që vetëm 300 shqiptarë mund të kalojnë në ditë.

Edhe ditët në vijim do të jenë të njëjta situata. Shqetësimi kryesor për ta ka qenë skadimi i tamponit.

Gjatë ditës së sotme ka pasur edhe postoblllok nga policia, që nuk lejonin të kalonin qytetarë të tjerë për të shmangur pritjet. /abcnews.al