Situata në spitalin Infektiv, krijohet një “korridor” i posaçëm për familjarët e pacientëve

schedule12:50 - 7 Janar, 2021

schedule 12:50 - 7 Janar, 2021

Prej ditës së sotme në spitalin Infektiv është krijuar një “korridor” i posaçëm për familjarët të cilët dorëzojnë ushqime ose veshje për pacientët që marrin trajtim në spitalin Infektiv.

Gazetarja Ema Shazivari raporton se deri dje ata janë futur përmes qendrës së konsultave për të dorëzuar sendet personale. Ndërsa nga sot është krijuar një gardh metalik i cili i lejon familjarët të shmangin fluksin në shërbimin e konsultave.

Situata në spitalin Infektiv sot paraqitet e qetë. Përgjatë orëve të paradites në këtë spital kanë mbërritur vetëm tre autoambulanca të cilat kanë sjellë pacientë të infektuar ose të dyshuar si të prekur me COVID-19./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!