Situata në Gaza, Papa Françesku zhvillon bisedë telefonike me presidentin palestinez

schedule21:55 - 2 Nëntor, 2023

schedule 21:55 - 2 Nëntor, 2023

Papa Françesku dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas diskutuan këtë mbrëmje mbi zhvillimet e fundit në Palestinë, duke përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin, raporton agjencia palestineze ëafa.

Abbas shprehu vlerësimin e tij për rolin dhe përpjekjet e Papa Françeskut në mbështetjen e përpjekjeve për ndërtimin e paqes në rajon dhe në mbarë botën si dhe theksoi rëndësinë jetike që Vatikani të vazhdojë përpjekjet e tij për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm të agresionit izraelit ndaj Gazës.

Papa Françesku, në përgjigje, theksoi rëndësinë e arritjes së paqes dhe përfundimit të luftës në këtë rajon si dhe nevojën urgjente për të ofruar ndihmë humanitare për të gjithë në kohën e duhur.

Ai shprehu pikëllimin e thellë për viktimat civile dhe siguroi se do të qëndrojë në kontakt me presidentin Abbas në periudhën e ardhshme për konsultime dhe ndihmë të mëtejshme./abcnews.al