Situata në Dibër: Përmbyten disa rrugë në Peshkopi, disa zona vijojnë të jenë të izoluara

schedule11:32 - 10 Janar, 2021

schedule 11:32 - 10 Janar, 2021

Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e shiut në Qarkun e Dibrës. Ditën e sotme janë përmbytur rrugët e lagjes Dobrovë në qytetin e Peshkopisë. Rrjedha uji që vijnë nga përrenj malorë dhe nga varrezat e qytetit kanë mbuluar rrugët. Uji ka vështirësuar kalimin e banorëve dhe të mjeteve.

Situatë e vështirë vazhdon të jetë edhe njësinë Administrative Zall Dardhë dhe Reç pasi prej tre ditësh janë të izoluar nga pjesa tjetër për shkak të daljes së përroit të Lashkizës.

Edhe Lura është ende e bllokuar pasi përrenjtë malorë kanë kthyer në “liqen” një livadh të madh ku një ditë më parë u mbuluan nga uji dy furgonë pasagjerësh të linjës Lurë – Tiranë.

Prurje masive nga Lumi Mat ka pasur edhe në Liqenin e Ulzës dhe atë të Shkopetit. Shkarkimet vazhdojnë por nuk ka informacion se sa janë prurjet në liqen dhe sa janë shkarkimet. /abcnews.al/