“Situata në akset rrugore pas shiut”, Balluku: Në kohë rekord i rikthehemi normalitetit

schedule18:55 - 26 Shtator, 2020

schedule 18:55 - 26 Shtator, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me situatën e akseve rrugore, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Balluku thekson se situata është në kontroll, por bën thirrje për kujdes, ndonëse shton se grupet e punës janë vendosur në terren në rast të çdo emergjence.

“Përkeqësimi i motit ka ndikuar operimet në akset rrugore, portet dhe aeroportin e vendit. Situata është nën kontroll dhe grupet e punës janë në terren për të përballuar çdo situatë dhe për të rikthyer në kohë rekord gjithçka në normalitet,” shkruan Balluku.

/abcnews.al/