Ish -Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ka reaguar për situatën në Afganistan, ku pas largimit të trupave amerikane, vendi ra në duart e talebanëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për Shqipërinë, Kanadanë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut që kanë pranuar të strehojnë afganët. Ish- Sekretarja shpreson që edhe shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin,” shkruan ajo.
We must focus on saving lives in Afghanistan. As the US works to evacuate those at special risk from the Taliban, I am grateful to Albania, Canada, Kosovo and North Macedonia for offering refuge to Afghan allies, esp women & civil society leaders. I hope & expect others to follow
— Madeleine Albright (@madeleine) August 15, 2021
Shqipëria ka pranuar të strehojë afganë, të cilët kanë punuar pranë amerikanëve dhe NATO-s gjatë këtyre viteve, ndërsa rrezikojnë të jenë objekti kryesor i hakmarrjes talebane. Lajmi u konfirmua sot nga kryeministri Edi Rama. g.v/abcnews.al