Ministri i jashtëm grek Jorgos Gerapetritis ka komentuar situatën me Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet dhe se nuk mund të ndryshohet nga njëra palë.
Sipas bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare që ratifikon dy parlamentet, dhe se në këtë mënyrë nuk mund të bëhen ndryshime të njëanshme.
“Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që ratifikuan dy parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në njëanshmëri. Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për ta ndryshuar njëanshëm marrëveshjen, kjo nuk mund të ndodhë. Marrëveshja e Prespës ishte nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara, kishte përfaqësues të OKB-së dhe kjo i jep fuqi më të madhe marrëveshjes”, u shpreh Gerapetritis.
/abcnews.al/