Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.”, ku ka folur lidhur me situatën aktuale të arsimit në vendin tonë.
Duke u ndalur tek studentët që zgjedhin që të nisin shkollimin jashtë vendit, Tafaj është shprehur se kjo është një mënyrë që ata e shikojnë si mundësi për tu shpërngulur përgjithmonë dhe për të mos u kthyer më në Shqipëri.
“Nxënësit shqiptar që studiojnë jashtë kanë synim për tu shkolluar dhe për të mbetur atje. Jo për tu kthyer. Shkollimin e kanë si fazë të parë për të ngritur jetën në një vend tjetër. Ndërkombëtarizimi është pjesë jetike për universitetet tona. Edhe vetë Bolonja, procesi kishte një ndër shkaqet shkëmbimin e studentëve. Edhe në Shqipëri nuk duhet të jetë asnjë student për të kryer një semestër jashtë.”
Ndërkohë Tafaj, mes të tjerash është shprehur se ligji i arsimit të lartë duhet të ndryshojë.
“Ligji ka nevojë të ndryshohet në shumë aspekte ndërkohë, kërkimi shëndetësore duhet të mbështet.” tha Tafaj. /abcnews.al/