Situata epidemiologjike në Itali po përkeqësohet, autoritetet shëndetësore: Duhet ndërhyrë

schedule15:45 - 19 Shkurt, 2021

schedule 15:45 - 19 Shkurt, 2021

Situata epidemiologjike në Itali vijon të jetë shqetësuese.

Për të tretën javë rresht në Itali raportohet një rritje graduale e rasteve me Covid, ndërsa gjendja sipas autoriteteve shëndetësore është drejt përkeqësimit.

Lexo edhe: Mbi 13 mijë të prekur me Covid dhe 347 viktima në Itali

Nëpërmjet një drafti të publikuar pas monitorimit të Institutit të Lartë të Shëndetit(ISS)  bëhet me dije se duhet ndërhyrë për të zbutur përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë në Itali, raportoi mbi 13 mijë të prekur, ndërsa 347 pacientë humbën jetën si pasojë e Covid-19.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!