Vijon situata e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të Dropullit prej ditës së hënë. Gazetari Elidon Berberi raporton se për disa minuta u bllokua aksi Gjirokastër-Kakavijë për shkak të flakëve në të dyja anët e rrugës nacionale.
Ai raporton se një helikopter nga Korfuzi ka ardhur në ndihmë ndërsa priten edhe dy të tjerë.
“Duket se ka një normalizim të situatës nga dje, ku në fshatin Frashtan u shënua edhe vatra e parë, e cila më pas përfshiu një fshat tjetër. Deri pak minuta më parë flakët e zjarrit përfshinë edhe të dyja krahët e rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku për 20 minuta ishte e bllokuar edhe lëvizja e automjeteve”, raportoi gazetari duke shtuar se në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter nga Korfuzi dhe pritet të vijnë edhe dy të tjerë. /abcnews.al