Situata e zjarreve/ Lezhë, ende aktive vatra e zjarrit në malin e Kakarriqit

schedule08:55 - 2 Gusht, 2024

schedule 08:55 - 2 Gusht, 2024

Në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.

Një vatër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Kakarriq-Balldren, si dhe duke kaluar në anën tjetër të malit, nga krahu i fshatit Balldren.

Në këtë vatër zjarri aktualisht po punojnë 4 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe 40 veta nga kjo bashki. Sipërfaqja që po digjet është kryesisht me shkurre.

Në Shëngjin dhe Mal Shëngjin, për shkak  të rëndësisë për pozicionimin e tij, pavarësisht se nuk vërehet gjë aktive,  përsëri po monitorohet nga nje personal me 12 persona./abcnews.al