Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata e vështirë e Flamurtarit, Mamaj: Përgjegjësi kanë të gjithë!

schedule22:11 - 7 Nëntor, 2019

schedule 22:11 - 7 Nëntor, 2019

Flamur Mamaj, prefekt i Vlorës, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing”, në ABC News. Mamaj foli për gjendjen aktuale të skuadrës së Flamurtarit, ku tha se përgjegjësitë për këtë situatë të vështirë janë të gjitha palëve: “Realisht, mund të them që gjendja e Flamurtarit tregon se ka përgjegjësi. Përgjegjësitë janë të gjithëve edhe nuk mund të pranohet që Flamurtari të jetë në fund të renditjes.

Administrim-financimi që bëhet nga Idrizi dhe Bashkia e Vlorës janë evidente. Shpresoj që në vitin 2020 të zgjidhet gjithçka në kohë (privatizimi), për të mirën e Flamurtarit. Nuk mendoj se është një “ping-pong” i bukur, por një marrëveshje që duhet respektuar nga të dyja palët, si Bashkia, ashtu dhe shoqëria financiare.

Ne përpiqemi gjithmonë të gjejmë fajtorët, por realisht Sinani ka pesë vite që investon për Flamurtarin. Nuk ka rëndësi nëse është në vend të fundit apo jo. Realisht, Sinani po investon. Ligji i privatizimit po e pengon. Ai i ka vënë dhe disa kushte Bashkisë dhe Këshillit bashkiak”.

“Flamurtari ka ulje-ngritje në këto 5 vitet e fundit. Financat le t’i përmendin specialistët. Unë di që është investuar goxha nga shoqëria, si dhe Bashkia e Vlorës ka dhënë kontribut maksimal. Mos t’i ngatërrojmë gjërat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!