Justin Trudeau dhe Joe Biden zhvilluan sot një bisedë telefonike, gjatë të cilës ata vendosën të takohen, muajin e ardhshëm, njoftoi zyra e kryeministrit kanadez.
Shtëpia e Bardhë theksoi se në këtë bisedë telefonike theksi u vu në rëndësinë strategjike të marrëdhënieve SHBA-Kanada dhe në forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë, mbrojtjes, lidhjeve ekonomike dhe lidershipit global për të adresuar ndryshimin e klimës.
Biden dhe Trudeau diskutuan vizionin e tyre të përbashkët për një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike dhe ranë dakord të punojnë së bashku për të arritur emetimet zero.
Trudeau, i cili ka mirëpritur fitoren e Biden dhe në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e trazuara të Donald Trump, ishte udhëheqësi i parë i huaj që foli me Biden që nga inaugurimi i së mërkurës./abcnews.al