Situata e Ozil, Arteta: Duhet të marr disa vendime, kam bërë maksimumin tim

schedule09:10 - 31 Tetor, 2020

schedule 09:10 - 31 Tetor, 2020

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është rikthyer të flasë rreth Mesut Ozil. Mesfushori gjerman është lënë jashtë listës së ekipit për këtë sezon në Premier League dhe Europa League, por tekniku spanjoll deklaron se ai ka bërë maksimumin me lojtarin.

‘Ajo se çfarë unë mund të them se është unë kam maksimumin, i kam dhënë atij aq mundësi sa kisha në dorë. Nga ana ime personale jam treguar shumë i duruar, pasi jam treguar i drejtë me të dhe i kam dhënë atij shansin për të luajtur”, deklaron Arteta për “Sky Sports’.

“Ai është një lojtar që i përket klubit dhe ka qenë shumë i rëndësishëm në sezonet e fundit. E respektoj këtë, por unë jam këtu për të marrë vendime, vendime të cilat janë më të mirat për klubin dhe për ekipin. Kjo është ajo se çfarë unë kam provuar të bëj dhe të shpjegoj sepse njerëzit kërkojnë arsye dhe përgjigje për vendimet e mia.

Unë i jap ato edhe pse ndoshta tifozët nuk janë dakord, por nuk mund të bëj asgjë më shumë. Duhet të marr disa vendime, të cilat i vendos me zemër e tru për të qenë i sigurt se ato janë më të mirat që mund të bëj për klubin”, mbyll tekniku i “Topçinjve” të Londrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!