Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, si dhe Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas asaj që ndodhi me mesfushorin Christian Eriksen. Kreu i qeverisë europiane të futbollit ka deklaruar:
“Momente të tilla vënë jetën si përparësi. I uroj shërim të plotë dhe të shpejte Christian, si dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim.
Në këtë moment uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe familja e tij i mbajnë me vete dëshirat e mira dhe lutjet e të gjithëve.
Kam dëgjuar tifozët e të dyja ekipeve që brohorisnin emrin e tij. Futbolli është i bukur dhe Christian e luan bukur atë”.
Ylli i Juventusit, CR7, në rrjetet sociale shkruan: “Mendimet dhe lutjet tona janë me Christian Eriksen dhe familjen e tij.
Bota e futbollit qëndron së bashku, duke shpresuar për një lajm të mirë. Po llogaris të të shoh së shpejti përsëri në fushë, Chris, qëndro i fortë!”. /abcnews.al