Situata e Covid-19 në vend, 30 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:20 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 18:20 - 10 Dhjetor, 2022

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 426 testime, 30 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

10 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 426 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 30 qytetarë, në Bashkitë:

21 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,630 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 426

Testime totale 2,012,637
Raste pozitive 332,407
Raste të shëruara 328,630
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 127
Vlorë 17
Fier 12
Gjirokastër 8
Shkodër 5

Berat. 5
Durrës. 4
Lezhë. 2
Elbasan. 2
Korçë. 1

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!