Aksi rrugor Milot-Lezhë-Shkodër vijon që të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.
Policia e shtetit njofton se po punohet për kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.
Ndërkohë, situata në akset e tjera vijon si më poshtë:
2. Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).
Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.
3. Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;
4. Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.
5. Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.
6. Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;
7. Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.
8. Aksi rrugor Peshkopi – Kukës është me prezencë të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
9. Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.
10. Aksi rrugor Vau i Dejës – Pukë është i hapur.
11. Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme. /abcnews.al/