Sistemi shëndetësor në SHBA, ishte një nga çështjet që përplasi Kamala Harris me Donald Trump gjatë debatit presidencial, të transmetuar në ABC News.
Trump tha se ai trashëgoi sistemin e Obamacare dhe theksoi se tani ka opsione më shumë për shëndetësinë. Harris iu kthye Trump, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë plan.
Donald Trump: Trashëgova sistemin “Obama care”. Do të shohim plane të ndryshme. Kam koncepte të planit, nuk jam president tani. Kemi opsione për ta bërë këtë gjë.
Kamala Harris: Ti nuk ke plan. Ne kemi mbrojtur aktin e kujdesit shëndetësor. Trump tha se do të bënte që medicare do të negocionte për uljen e çmimit të ilaçeve, por nuk ndodhi, Aksesi për kudjesin shëndetësor është një e drejtë dhe jo privilegj./abcnews.al