Sistemi shëndetësor në kolaps, India apel BE-së ta furnizojë me oksigjen dhe Remdesivir

schedule14:26 - 26 Prill, 2021

schedule 14:26 - 26 Prill, 2021

India i ka bërë thirrje BE-së ta furnizojë me oksigjen dhe  ilaçe anti-virale për të mposhtur valën e dytë të Covid që ka pushtuar vendin, tha një zyrtar i BE-së të hënën.

“Indianët kanë kërkuar oksigjen dhe antiviralë, veçanërisht remdesivir,” tha një zëdhënës i Komisionit të BE në një konferencë për shtyp, duke shtuar se deri më tani, midis shteteve të BE, Irlanda është treguar e gatshme të furnizojë vendin me oksigjen, po ashtu Gjermania dhe Franca gjithashtu kanë deklaruar së do të ndihmojnë Indinë.

BE nënshkroi një kontratë në tetor me Gilead, duke lejuar që 27 vendet e saj anëtare dhe 10 vendet partnere, përfshirë Britaninë, të porosisnin deri në 500,000  remdesivir gjatë gjashtë muajve.

Sidoqoftë, është e paqartë se sa doza janë blerë nga shtetet e BE-së. Ndërkohë  Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeroi që remdesivir nuk ndikonte përmirësimin e gjendjes së pacientëve të sëmurë me Covid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!