Sistemi shëndetësor në Britani në kaos, mbi 7 milionë pacientë në listën e pritjes

schedule14:09 - 18 Prill, 2023

schedule 14:09 - 18 Prill, 2023

Më e madhe se popullsia e Danimarkës është lista e pritjes e Sistemit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), paralajmërojnë mjekët duke dhënë alarmin.

Situata në spitale është dramatike, duke theksuar se shtatë milionë njerëz po presin radhën për tu vizituar apo për t’iu nënshtruar një operacioni. Ka disa pacientë që rrezikojnë edhe të verbohen, siç theksojnë mjekët britanikë.

Vlen të theksohet se pothuajse gjysma e pacientëve do të duhet të presin të paktën 18 javë për t’iu nënshtruar operacionit/trajtimit në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë britanike.

“Pacientët që do të duhet të presin radhën e tyre për t’u trajtuar tejkalojnë popullsinë e disa vendeve, përfshirë Danimarkën dhe Zelandën e Re.

Për shumë pacientë, vonesat rrisin ankthin e tyre për gjendjen e tyre shëndetësore. Më shumë se 360,000 pacientë do të duhet të presin një vit ose më shumë për të marrë kujdesin mjekësor”, thuhet në publikimin përkatës.

Greva katërditore e infermierëve dhe mjekëve specialistë që kërkonin rritje të pagave të tyre dhe pandemia e sëmundjes Covid-19 e përshkallëzoi edhe më shumë problemin.

Ndërsa ndikimi i pandemisë Covid po rëndon në sistemin shëndetësor të Britanisë, problemi i rritjes së kërkesës për pacientë është afatgjatë. Dhe pasojat e mundshme mund të jenë të tmerrshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!