Sistemi i drejtësisë/Ambasada e SHBA mesazh të rëndësishëm për viktimat e krimit

schedule10:09 - 3 Prill, 2020

schedule 10:09 - 3 Prill, 2020

Ambasada e SHBA në Tiranë këtë të premte ka reaguar sërish në lidhje me ecurinë për Reformën në Drejtësi, në vendin tonë.

Ambasada përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se do të vijojë mbështetja dhe gjatë kësaj kohe të vështirë, për mbrojtjen e viktimave të krimit.


“?? | Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë. Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve”, thekson ambasada amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!