Mëngjesin e kësaj të premtje 9 raketa janë hedhur nga Libani jugor drejt Izraelit .
Mediat e huaja raportojnë se lajmin e ka bërë me dije ushtria izraelite, duke u përgjigjur me një sulm artilerie.
Ndërkaq shumica e raketave të Libanit u ndaluan nga sistemi anti-raketor Iron Dome i Izraelit, tha ushtria. Nuk ka raporte për dëme apo viktima deri më tani.
Hezbollahu pro-iranian tha se gjuajti me raketa Izraelin në shenjë hakmarrje për një sulm ajror izraelit të enjten.
Sirenat paralajmëruese dëgjohen në të gjithë Galilenë e Epërme dhe Lartësitë Golan. Një burim libanez i sigurisë tha se raketat u lëshuan nga zona al-Arkuba, pranë qytetit libanez të Sheba.
Kjo është dita e tretë e konflikteve ndërkufitare që kërcënojnë një periudhë paqeje midis dy vendeve që nga viti 2006, kur Izraeli dhe Hezbollahu luftuan një muaj./abcnews.al
WATCH: More than 10 rockets were fired from Lebanon into Israel, most of which were intercepted by The IDF Aerial Defense System. pic.twitter.com/tRlG7MCe0J
— Israel Defense Forces (@IDF) August 6, 2021