Sirianët, kërkime në burgje/ Dëshmi tronditëse, kërkojnë familjarë të dënuar

schedule15:33 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 15:33 - 10 Dhjetor, 2024

Udhëheqësi i rebelëve islamikë të Sirisë ka deklaruar këtë të martë se udhëheqja e tij do të shpallë një listë të ish zyrtarëve të lartë të vendit që janë përfshirë në torturimin e popullit sirian.

Në një deklaratë në Telegram, Ahmed Al Sharaa ka shkruar se ata do të shpërblejnë këdo që jep informacion për oficerët e lartë të ushtrisë dhe sigurisë që janë përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ahmed Al Sharaa deklaroi se rebelët sirianë nuk do të hezitojnë të mbajnë përgjegjës kriminelët, vrasësit dhe oficerët e ushtrisë që janë përfshirë në torturimin e popullit sirian.

Ndërsa miliona sirianë gëzoheshin për rënien e regjimit të Bashar Al Assad, mijëra të tjerë nisën kërkimet e vrullshme për të afërmit e tyre që ishin zhdukur në burgjet e diktaturës brutale që kishte pllakosur vendin për më shumë se gjysmë shekulli.

Në burgun famëkeq Saydnaya, i cili është kthyer në sinonim të torturës ku raportohet se janë vrarë mbi 30 mijë persona, mijëra familjarë po vijojnë kërkimet për të dashurit e tyre në burgjet e nëndheshme. Për Associated Press ata kanë rrëfyer se jetojnë me frikën se nuk do t’i gjejnë kurrë të dashurit e tyre pasi në këto qeli burgjesh nëntokësore nuk ka as ajrosje.

“Në këtë burg ka kufoma që i ka tretur dheu dhe të tjerët janë janë ose të zhdukur ose të zhvendosur. Vetëm zoti e di nëse ata do të kthehen. Eshtë e pamundur që të gjesh një grua Siriane që nuk ka humbur vëllain, djalin apo burrin. Nuk ka asnjë grua në Siri që nuk ka humbur dike.”, tha nëna e një viktime të regjimit sirian.

“Ku janë të gjithë? Ku janë fëmijët tanë? Oh zot u jan ata? Më digjet zemra për vëllain kam 13 vite që e kërkoj. Ku është ai, e morën kur ishte 30 vjeç dhe që prej asaj kohe nuk di më asgjë për të”, shtoi një familjare e një të burgosuri.

Luftëtarët rebelë që rrëzuan regjimin më shumë se 50 vjeçar të familjes Al Assad deklaruan kete te marte se kishin gjetur në morgun e një spitali 40 trupa të pajetë që ishin një dëshmi e qartë se ata ishin viktimë e torturave të regjimit pasi në trupat e tyre kishe shenja të dhunës barbare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!