Siria merr dërgesën e parë të vaksinave kundër Covid përmes COVAX

schedule09:28 - 22 Prill, 2021

schedule 09:28 - 22 Prill, 2021

Siria ka siguruar dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit të Covax, me gati 200,000 doza të AstraZeneca.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat nga UNICEF,  Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aleanca e vaksinave GAVI, u raportua se situata paraqitej kritike dhe se vaksinat kundër Covid do të ishin ndihmë për personelin dhe sistemin shëndetësor.

Akjemal Magtymova, kreu i komisionit të OBSH-së për Sirinë ndërsa komunikoi me zyrtarë sirianë u bëri atyre me dije se sfidat janë ende përpara, duke shtuar se muajin e kaluar qëllimi është një shpërndarje tjetër e vaksinave  në mënyrë që deri në fund të vitit 20 % e popullsisë të arrijë të vaksinohet.

Siria u godit rëndë nga pandemia , ndërsa ngjatë muajit gusht dhe dhjetor infeksionet shënuan rekord të shifrave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!