Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Siri, rebelët premtojnë të publikojnë listën e torturuesve të regjimit të Assad

schedule08:38 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 08:38 - 10 Dhjetor, 2024

Udhëheqësi rebel i Sirisë, Abu Mohammed al-Jolani ka premtuar se do të publikojë një listë të ish zyrtarëve të lartë të përfshirë në torturimin e popullit sirian dhe se do t’i bërë para përgjegjësisë.

“Ne do të publikojmë listën e parë që do të përfshijë emrat e zyrtarëve të rangut më të lartë të përfshirë në torturat kundër popullit sirian. Ne do të ofrojmë shpërblime për këdo që jep informacion rreth oficerëve të lartë të ushtrisë dhe sigurimit të përfshirë në krime lufte”, tha lideri rebel.

Udhëheqësi i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) filloi diskutimet me qeverinë e rrëzuar për transferimin e pushtetit të hënën, një ditë pasi aleanca e tij opozitare rrëzoi në mënyrë dramatike presidentin Bashar al-Assad pas dekadash sundimi brutal. Kryeministri Mohammed al-Jalali deklaroi se kishte rënë dakord t’i dorëzonte pushtetin rebelëve.



Luftëtarët rebelë thanë se kishin gjetur rreth 40 trupa që mbanin shenja torture brenda një morgu në një spital pranë Damaskut të hënën, të futur në çanta trupash me numra dhe emra të shënuar mbi to.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!