Kombet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Damaskun për të rifilluar dërgesat e ndihmave në Sirinë Veriperëndimore përmes vendkalimit Bab al-Hawa.Veriperëndimi i Sirisë mbahet nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia. Miliona njerëz që jetojnë atje varen nga ndihma e OKB-së.
Cila është marrëveshja midis OKB-së dhe Damaskut?
Dorëzimi i ndihmave nga Turqia nëpërmjet kalimit Bab al-Haëa u ndal në korrik, pasi vendet perëndimore dhe Rusia nuk arritën të bien dakord për zgjatjen e mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Siria dha miratimin e njëanshëm për rifillimin e dërgesave, por sipas kushteve që OKB-ja i refuzoi.
Damasku i kishte kërkuar OKB-së të mos angazhohej me ato që i quan “organizata terroriste” në Sirinë veriperëndimore, me kushtet që përcaktojnë se vetëm Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane (SARC) dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) mund të kryejnë dërgesa.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mirëpriti një “mirëkuptim” me Damaskun për përdorimin e vendkalimit për gjashtë muaj, tha zëvendës zëdhënësi i tij Farhan Haq./abcnews.al