Siri, ish-kryeministri pranon t’i dorëzojë pushtetin rebelëve

schedule18:40 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 18:40 - 9 Dhjetor, 2024

Ish-kryeministri i Sirisë, Mohammed Jalali tha se do t’ja dorëzonte pushtetin grupit rebel që rrëzoi regjimin e Bashar al Assad.

Jalali tha se ai bëri marrëveshjen me atë që ai e quajti “qeveria e shpëtimit”.

Ky veprim shënon fundin përfundimtar të regjimit të Bashar al-Assad në Damask, pasi rebelët pushtuan qytetin dhe ai u largua në Rusi.

Jalali tha dje se do të qëndrojë në vend dhe do të mbikëqyrë kalimin e pushtetit.

Të dielën, kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani, i cili udhëhoqi ofensivën rebele, tha se al-Jalali, do të qëndrojë në Damask për të udhëhequr një qeveri kalimtare në muajt e ardhshëm, megjithatë, ai tani konfirmoi se do të dorëzojë pushtetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!