Presidenti Sirian Ahmed Al Shara apo I njohur ndryshe edhe si Al Xholani shpalli kete te shtune një armëpushim të menjëhershëm në qytetin jugor Suweida, pas një jave dhune sektare që la qindra persona të vrarë . Përleshje të ashpra të armatosura janë zhvilluar në rrugët e qytetit midis fisnorëve beduinë dhe komunitetit druz, të dyja palët të akuzuara për mizori. Pamjet filmike treguan trupa të pajetë në rrugët e qytetit. Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, deklaroi: “Ky moment kërkon bashkim dhe bashkëpunim të plotë për të kapërcyer atë që po kalojmë.”
Megjithatë, zbatimi i armëpushimit është i paqartë, pasi raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se luftëtarët e dy besimeve e kanë shkelur disa here marreveshje.
Forcat e sigurisë së brendshme siriane u vendosën në Suweida për të ndalur përplasjet – një veprim i aprovuar nga Izraeli, për sa kohë që druzët do të mbroheshin.
Komuniteti druz në Suweida ndjek një besim unik dhe sekret, i cili buron nga Islami Shiit, dhe ka mosbesim të thellë ndaj qeverisë në Damask. Ata janë pakicë në Siri, ashtu si në Izrael dhe Liban. Izraeli ndërhyri në konflikt më herët këtë javë duke goditur forcat qeveritare dhe ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Damask, duke shpallur mbështetje për druzët.
Të shtunën, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar hodhi dyshime mbi premtimet e reja të presidentit Sharaa për mbrojtjen e pakicave, duke thënë në një postim në rrjete sociale: “Është shumë e rrezikshme të jesh pjesë e një pakice në Siri. Kjo është vërtetuar vazhdimisht në gjashtë muajt e fundit.”
“Komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin të garantojë sigurinë dhe të drejtat e pakicave në Siri.” Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me qendër në Britani, 718 persona janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës të dielën e kaluar.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, deklaroi se zyra e tij ka marrë raporte të besueshme për shkelje të rënda, përfshirë ekzekutime të menjëhershme dhe vrasje arbitrare gjatë përplasjeve. Midis autorëve të dyshuar janë forcat e sigurisë, elementë të lidhur me qeverinë e përkohshme, si dhe luftëtarë lokalë druz dhe beduinë. Komisioneri I Larte I OKB kerkoi ndalje te dhunes dhe daljen perpara drejtesise per personat pergjegjes.
Presidenti sirian Ahmed Al Shara premtoi se të gjitha palët përgjegjëse do të përballen me drejtësinë, pa përjashtim:“Qeveria jonë është e përkushtuar për të mbrojtur të gjitha pakicat dhe sektet në vend. Askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë – tha Al Xholani. / ABCNEWS.AL