Siri/ Aeroporti i Damaskut është sërish jashtë funksionit pas bastisjeve izraelite

schedule17:08 - 26 Nëntor, 2023

schedule 17:08 - 26 Nëntor, 2023

Aeroporti ndërkombëtar i Damaskut ishte sërish në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite, të cilat e mbyllën këtë të diel për gati 30 orë, pasi fluturimet rifilluan pas një sulmi të ngjashëm muajin e kaluar, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Forca ajrore izraelite nisi një sulm të ri të dielën pasdite duke synuar Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut dhe duke e nxjerrë atë jashtë funksionit përsëri,” tha Observatori.

Ndërkohë, gazeta pro-qeveritare siriane Al Watan raportoi se fluturimet për në aeroportin e kryeqytetit sirian po kalonin në aeroportet e Latakisë dhe Aleppos./abcnews.al